Zyrtare: Philippe Coutinho është lojtar i Barcelonës

Klubi i Futbolli i Liverpoolit njofton se është arritur marrëveshje me Barcelonën për Philippe Coutinhon.
Përmes një komunikate në uebsajtin zyrtar të klubit, Liverpooli njofton se Coutinho do të largohet nga klubi pas arritjes së marrëveshjes me Barcelonën, transmeton Express.

“Liverpool mund të konfirmojë se Philippe Coutinho do të largohet nga klubi pas arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e tij, e cila është subjekt i testeve mjekësore dhe marrëveshjes për kushte personale”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Më tej, Liverpool njofton se lojtari lejohet t’i kompletojë formalitetet e natyrshme për ta përmbyllur transferimin menjëherë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *