Zyrtare: Ljamçevski nënshkruan me FC Shkupin

Pasi ditë më parë ishte përfolur për disa emra se mundë të jenë përforcimet e para të FC Shkupit, në këto çaste sapo është arritur marrëveshja me përforcimin e parë të afatit kalimtar të janarit, ndërsa ai është futbollisti nga Manastiri, Bllagojçe Ljamçevski.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të nënkryetarit të klubit Omer Bunjaku, i cili kontratën me Ljamçevskin e nënshkroi në Hotel “Epinal” në Manasitir.
Futbollisti 30 vjeçar nga Manastiri pas vete ka një karrierë kampioni i cili në kampionatin e Maqedonisë ka fituar tri herë titullin kampion dhe tri herë Kupën e Maqedonisë. Pas nënshkrimit të kontratës ka folur Bunjaku i cili mes tjerash ka thënë se ky është vetëm fillimi i emrave kampion që do të sjellë këtë afat kalimtar FC Shkupi.

“Jemi duke kërkuar emra që kanë përvojë të madhe dhe që kanë pas vete tituj, kjo do ta bëjë gërshetimin e të rejës me përvojën. Nuk po ngutemi në këtë segment, andaj me secilin futbollist çka po zhvillojmë bisedimet, u kemi treguar planin e madh të Shkupit dhe shpresojmë që së bashku edhe do ta realizojmë. Jemi në rrugë të mirë, por do të na duhet kohë për të bërë ndryshimet”, është shprehur Bunjaku.

Prezantimi zyrtar i Ljamçevskit do të bëhet të mërkurën, kur edhe do ti bashkohet skuadrës në stërvitjen e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *