(VIDEO) Kurdët rrëzojnë dronin e firmosur nga Erdogan

Militantët nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd kanë qëlluar një dron turk pa pilot mbi rajonin veriperëndimor të Afrinit në Siri, ndërsa qeveria e Ankarasë vazhdon ofensivën e saj ndërkufitare kundër forcave kurde të mbështetura nga SHBA.

Duke u bazuar në një deklaratë të forcave kurde siriane, bëhet e ditur se të hënën në mbrëmje kishin goditur dhe rrëzuar një dron me rreze të gjatë veprimi të tipit Bajraktar TB2, i cili ishte në një mision zbulimi mbi fshatin Kodeh të rajonit Afrin.

Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte hedhur firmën e tij mbi trupin e një droni Bajraktar TB2 para se ky dron të nisej për në Afrin.

Ushtria turke tha të hënën se një total prej 1,369 terroristësh ishin vrarë që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit”, në Afrin të Sirisë më 20 janar. Ushtria turke shtoi se sulmet ajrore turke kanë shkatërruar gjithashtu 15 baza dhe depo të armëve të militantëve kurdë në Afrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *