(VIDEO) Interi thyen tersin ndaj Bolognas

Inter thyen tersin pas tetë javësh me ndalesa, fiton 2-1 kundër Bologna-s në fushën e tij. Skuadra e Spalletti-t ka shënuar me Eder dhe Karamoh për të triumfuar ndaj golit të Palacio-s.

Zikaltërit kalojnë menjëherë në avantazh me Eder, i cili mjafton të shfrytëzojë një asist të Brozoviç dhe në minutën e dytë çdon shifrat në 1-0. Bologna nuk dorëzohet dhe vazhdon të bëjë lojën e soj, goli i barazimit mbërrin nga Palacio. Ky i fundit shfrytëzon gabimin e Miranda dhe çon rezultatin në 1-1. Deri në përfundim të 45 minutave të para Inter-i ushtron presion, por nuk arrijnë që të krijojnë raste vendimtare për të ndryshuar shifrat e takimit.

Pas pushimit midis pjesëve, Inter-i hyn në fushë më tepër i karikuar për të kërkuar fitoren. Sulme të shumta nga zikaltërit, që në minutën e 48 gjuajnë dy herë traun e portës me Skriniar dhe D’Ambrosio. Zikaltërit nxjerrin nga loja Brozoviç dhe fusin në fushë Rafinha-n, ndërsa në minutën e 63 është Karamoh që bën lëvizje të zgjuar dhe pa hyrë brenda zonës së 16-metërshit gjuan me të djathtën dhe shkon në rrjetë, 2-1.

Pesë minuta më vonë janë bolonjezët që mbeten me një lojtar më pak në fushën e lojës. Mbaye ndërhyn ashpër ndaj Rafinha-s dhe ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri kryesor. Interi superon lojën edhe me numër lojtarësh, por pa mundur që të gjejë një tjetër gol.

Ndërsa në minutazhin e mbetur është Bologna që pretendon për penallti. Në minutën e 84-t Falletti gjuan, D’Ambrosio prek me dorë sferën, por VAR thotë që nuk është 11–metërsh. Një tjetër konsultim me VAR pas ndërhyrjes së ashpër të Masina-s kundër D’Ambrosio dhe Bologna mbetet me 9 lojatarë në fushë. Deri në fund shifrat mbeten të pandryshuara, Inter merr fitoren e parë pas 8 ndeshjesh në krizë.

Në tre takimet e tjera të orës 15:00, Genoa arrin që të thyejë Chievo-n me rezultatin 0-1, ndërsa Sampdoria fiton 2-0 kundër Verona-s. Gjithashtu, edhe në takimin Torino – Udinese, vendësve iu kanë mjaftuar dy gola për të mbyllur ndeshjen në 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *