Vendimi i Trump’it për Jeruzalemin është një sulm mbi trupat ushtarake amerikane në Irak

Vendimi i SHBA’së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit mund të bëhet një “arsye legjitime” për të sulmuar trupat amerikane në Irak, tha grupi paramilitar Shia Harakat Hezbollah në Nujaba.

“Vendimi injorantë i Trump do të jetë shkëndija e madhe për heqjen e këtij entiteti nga trupi i kombit islamik dhe një arsye e ligjshme për të sulmuar forcat amerikane”, tha Akram al-Kaabi, kreu i organizatës irakiane, siç citohet nga “Reuters”.

SHBA, e cila po udhëheq një operacion në shkallë të gjerë kundër Shtetit Islamik (IS, ish ISIS) në Irak, ka rreth 5,200 trupa në vend, sipas deklaratës së fundit nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA’së.

Nujaba, kryesisht i përbërë nga irakianë, ka rreth 10,000 luftëtarë, sipas njoftimeve të Reuters. Duke qenë pjesë e Forcave Popullore të Mobilizimit të mbështetura nga Irani, grupi konsiderohet të jetë një nga milicitë më të rëndësishme në Irak.

Në nëntor, Ted Poe nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA’së propozoi vendosjen e “sanksioneve të lidhura me terrorizmin” në Nujaba, transmeton Periskopi. Të mërkurën, Donald Trump zyrtarisht njoftoi vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ku ai ka në plan të zhvendosë Ambasadën e SHBA’së.

Presidenti pranoi se masa do të shkaktonte mospajtim, por thotë se kjo mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit.

Një numër i fuqive botërore, duke përfshirë Gjermaninë, Turqinë dhe Rusinë, kanë shprehur shqetësim të madh për vendimin e administratës Trump./Periskopi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *