Ushqim i vjetër fshati me vetëm tre përbërës!

Përbërësit

400gr miell misri
220 ml uje te ngrohte në të cilin duhet t’i tretni ½ e qeses së pluhurit për ëmbëlsira
1 lugë e vogël e plotë kripë
yndyrë (më mirë vaj bimësh) për lyerje

Hapat

1
Kulaçi i vërtetë gatuhet me vetëm tre përbërës: miell misri i bluar trash, kripë dhe ujë pa shtesa djathi, mishi etj.

2
Në miell qitni ujë të vakët me pluhurin e përzier të ëmbëlsirave dhe shtoni një lugë të vogël kripë.

3
Përbërja duhet të jetë paksa më e dendur se brumi i palapetave.

4
Gjithë këtë me garuzhdë përzieni dhe qiteni në tepsi të lyer me yndyrë (për lyerje të tepsisë mund ta përdorni edhe vajin e bimëve) dhe futeni në furrë të ngrohur më parë, në 230 gradë celsius, rreth 15-20 minuta, përkatësisht derisa në sipërfaqe të krijohet korja ngjyrë gështenje.

5
Kur të piqet spërkateni sipër me ujë, mbulojeni me leckë kuzhine dhe lëreni të ftohet.

6
Kur të ftohet, priteni në katrorë apo në trekëndësha dhe servireni në vend të bukës, me sarma, lakra me mish, speca të mbushur apo përshesheni në jogurt apo në kos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *