U plagos gjatë një sherri në lokal, del fotografia e policit

Një person i cili mësohet se është efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në zonën ish-Parkut të Autobusëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme në fund të Rrugës së Kavajës.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu i cili u shpreh se është shumë afër zbardhjes së ngjarjes për arsyet se përse u qëllua me armë zjarri efektivi i policisë Ermal Bregu.

Ndërkohë është zbuluar edhe fotoja e këtij të fundit. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *