Turqia në protestë për Jerusalemin

Njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri që tërë Turqia të ngrihet në këmbë.

Adresa e protestave në shumë qytete të Turqisë ishin ambasadat e Amerikës dhe Izraelit.

Për Jerusalemin, që është vija e kuqe e myslimanëve përgjatë gjithë historisë, njerëzit në shumë qytete të Turqisë, dolën në rrugë për ti dalë Zot Jerusalemit.

Reagimi i popullit turk erdhi pasi presidenti amerikan Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet./ trt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *