Trajneri i kombëtares së Egjiptit: lojtarët e mi agjërojnë, nuk e di si do të dalin në Botëror 2018

Trajneri i kombëtares së futbollit të Egjiptit, Hector Cuper, deklaroi se nuk e di se si do ti stërvis lojtarët e tij, pasi periudha kur ata do të përgatiten për botëror përkon me muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Kam një hall para Botërorit: Ramazanin. Lojtarët e mi agjërojnë dhe unë nuk kam kur t’i stërvis. Vetëm po e bëra stërvitjen në 5 të mëngjesit. Nuk mund të stërvis dikë që nuk pi lëngje dhe nuk ka kalori në trup”, tha Cuper në një intervistë për “La Nacion”.

Egjipti, që do të luajë një Botëror për herë të parë pas 28 vitesh, është në grupin A, ku do të ndeshet me Rusinë, Uruguajin dhe Arabinë Saudite. Egjipti do të debutojë ndaj Uruguajit në 15 qershor, një ditë pasi mbaron Ramazani.

Në videon e mëposhtme ju sjellim ndeshjen e kualifikimit të Egjiptit në Botëroin 2018 – një ndeshje shumë emocionuese!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *