Supë krem brokoli, më e mira që keni ngrënë ndonjëherë

Kjo supë krem brokoli është një vakt i shpejtë dhe shumë i ushqyeshëm pë të gjithë familjen. Mund ta gatuani për drekë ose për darkë. Mësoni në recetën e mëposhtme se si ta përgatisni…

Përbërësit:
175 gram brokoli
375 ml lëng pule
1 qepë
1 patate
30 gram gjalpë
125 ml krem pana
¼ lugë çaji kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Shkrini filimisht gjalpin në një tigan në temperaturë mesatare. Hidhni perimet e prera dhe skuqini për disa minuta derisa të zbuten.
Shtoni lëngun e pulës, mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë derisa perimet të jenë gatuar plotësisht.
Tranferojini në një blender dhe bëjini supë krem. Hidhni pak kripë, piper dhe kremin pana. Lërini edhe për 30 sekonda më shumë në blender që përbërësit të kombinohen plotësisht.
Hidheni në pjata dhe shërbejeni supën menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *