Sultjash me vanilje dhe limon

Kur gatimeve të shtëpisë doni t’i shtoni shije, mos ngurroni të shtoni pak limon dhe vanilje dhe sultjashi gatuhet me shijshëm!

Përbërësit

200 gr oriz
450 ml qumësht
300 ml qumësht orizi
60 gr sheqer kane
1 shkop vanilje
lëkurë limoni
fruta të thata

Përgatitja

Vendosni orizin në ujë për një orë.

Në një tënxhere hidhni qumështin, qumështin e orizit, sheqerin dhe më pas orizin e kulluar.

Hidhni lëkurën e limonit dhe shkopin e vaniljes.

Përzierjen lëreni të ziejë ngadalë duke e përzier vazhdimisht.

Hiqeni nga zjarri, lëreni te ftohet pak dhe në enët që do e shërbeni hidhni frutat e thata në fund, më pas hidhni suljatshin e spërkateni në fund me kanellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *