SubhanAllah vdes duke i bere sexhde Allahut….(VIDEO)

Vdekja është një ngjarje e madhe, një realitet i pashmangshëm, një fatkeqësi që do ta shijojë secili prej nesh. Nëse jeta për të cilën aq shumë punohet në këtë botë është e përkohshme dhe e dyshimtë, si qëndron puna me vdekjen, e cila është e caktuar dhe e sigurt? Vallë sa duhet punuar për të? Vdekja është tragjedi, por tragjedi edhe më e madhe është mospërkujtimi dhe mospërgatitja për të.

Ekziston vdekja e mirë dhe vdekja e keqe dhe gjithashtu ekzistojnë shenja dhe shkaktarë për secilën prej tyre. Vdekje e mirë konsiderohet ajo kur njeriut i mundësohet të ketë një përfundim të shkëlqyer, me të cilin Allahu është i kënaqur. Shenjat e vdekjes së mirë Dijetari i njohur me origjinë shqiptare, Muhamed Nasirudin Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu i Urtë ka bërë shenja me anë të së cilave argumentohet për vdekjen e mirë. E, këto janë nga të mirat e Tij ndaj nesh dhe çdokush që vdes me ndonjërën prej tyre është i përgëzuar.” – Shqiptimi i shehadetit, i fjalës ‘La ilahe il-lallah’: Kjo fjalë është çelës hyrës në Islam dhe nevojitet gjatë gjithë jetës dhe gjithashtu nevojitet edhe gjatë vdekjes. Për këtë fjalë janë krijuar njerëzit dhe xhinët dhe çdo gjë tjetër. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e ka fjalën e tij të fundit nga kjo botë la ilahe ilallah. do të hyjë në xhenet.”

Në rrjetet sociale është shpërndarë kjo video, ku personi tanimë i ndjerë, kishte falur namazin e sabahut dhe ishte ulur për të lexuar Kur’an dhe më pas ia dorëzon shpirtin All-llahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *