Strudel i shpejtë

Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme në 20 minuta në një strudel shumë i shëndetshëm me mollë.

Përbërësit
1 petë sfoliat
3 kokrra mollë jeshile
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë çaji kanellë
1 lëkurë limoni
3 lugë gjelle miell

Përgatitja
1
Qërojini mollët dhe pritini në kubikë.
2
Në një tas hidhni mollër, sheqerin, kanellën, 2 lugë gjelle miell dhe lëkurën e një limoni dhe përziejini të gjithë mirë.
3
Hapni petën e sfoliatit dhe spërkateni me pak miell që të thithë lëngjet e mollës.
4
Shtoni mollët në mes të petës dhe priteni sfoliatën anas, duke krijuar mundësinë për t’i lidhur nga të dyja anët.
5
Lyjeni petën me një vezë të rrahur dhe spërkateni me pak sheqer kaf sipër
6
Piqeni për 15 minuta në 200 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *