Speca të mbushur me djathë

Shkojnë në mënyrë perfekte me domate dhe ullinj. Ju marrin pak kohë për t’i përgatitur dhe kanë vërtetë një shije shumë të veçantë. Mund t’i përgatisni sa herë nuk keni kohë apo jeni të lodhur.

Përbërësit:

1 spec i gjelbër

4 speca të kuq

2 thelpinj hudhër

2 feta djathë të shkrirë

30 gr proshutë

100 gr djathë

Kripë

Majdanoz

Përgatitja:
Në një enë shtojmë djathin e grirë dhe atë të shkrirë.

Priteni proshutën, specin e gjelbër dhe hudhrat në copa të vogla dhe shtojini në enën me djathrat.

Përziejini mirë që të krijohet një masë homogjene.

Pastrojini specat e kuq nga bishtat dhe farat. Mbushini ato me masën e përgatitur.

Më anë të lugës së drurit shtypni përgatitjen në mënyrë që të mos mbeten pjesë të zbrazura.

Vendosini specat e mbushura në një pjatë dhe lërini të forcohen për disa minuta.

Më pas, mund t’i prisni në feta dhe t’i rregulloni me ullinj ose domate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *