Siri, që nga marsi 2011 kanë humbur jetën mbi 26 mijë fëmijë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se gjatë sulmeve të kryera kryesisht nga regjimi i Asadit që nga marsi i vitit 2011 e deri tani në Siri kanë humbur jetën 26.446 fëmijë

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se gjatë sulmeve të kryera kryesisht nga regjimi i Asadit që nga marsi i vitit 2011 e deri tani në Siri kanë humbur jetën 26.446 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar një raport mbi shkeljet e të drejtave të fëmijëve në Siri me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve më 20 nëntor.

Raporti ka vënë në dukje se duke filluar nga marsi i vitit 2011 Siria është vendi i parë në botë për shkeljet që kryen kundër fëmijëve.

Sipas raportit, të paktën 21.631 fëmijë janë vrarë në sulmet e organizuara nga regjimi i Asadit dhe përkrahësit tij që nga viti 2011.

Ndërsa në sulmet e Rusisë e cila ka ndërhyrë në shtator të vitit 2015 për të ofruar mbëshetje ajrore ndaj regjimit kanë humbur jetën të paktën 1.529 fëmijë.

Ndërkohë që në raport theksohet se në sulmet e rastësishme dhe ekzekutimet e DEASH-it kanë humbur jetën të paktën 711 fëmijë, dhe në sulmet e ndërmarra që nga shtatori i vitit 2014 të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it kanë humbur jetën të paktën 723 fëmijë.

Gjithashtu sipas raportit të SNHR-së organizata terroriste PKK/PYD ka vrarë të paktën 127 fëmijë si dhe ka rrëmbyer 503 të tjerë.

Sipas raportit në konfliktet mes forcave të regjimit me opozitarët ushtarakë dhe grupeve kundërshtare të regjimit kanë humbur jetën të paktën 1.024 fëmijë.

Ndërkohë në raport njofohet se të paktën 701 fëmijë janë vrarë nga grupe të panjohura.

3.2 milionë fëmijë nuk arsimohen

Teksa theksohet se fëmijët janë viktimat më të prekura të luftës së brendshme në vend, në raport vihet në pah se për shkak të luftës e cila vazhdon prej afërsisht 7 vitesh janë shkatërruar rreth 1.378 shkolla dhe çerdhe si dhe 3.2 milionë fëmijë nuk arsimohen.

Në raport thuhet se në sulmet e regjimit janë shkatërruar të paktën 1.147 shkolla dhe çerdhe ndërsa pas ndërhyrjes së Rusisë në Siri janë shkatërruar të paktën 144 shkolla.

Ndër të tjera në raport qëndron se organizata terroriste DAESH në sulmet e saj me autobomba ka patur në objektiv të paktën 19 shkolla, ndërsa forcat e koalicionit ndëkrombëtar kundër DEASH-it që nga 23 shtatori 2014 e deri tani kanë bombarduar të paktën 23 shkolla.

Raporti vuri në dukje se së paku 21 shkolla dhe çerdhe janë dëmtuar nga opozitarët ushtarakë, si dhe 24 shkolla dhe çerdhe janë bërë të papërdorshme dhe sulme të panjohura që janë kryer.

Është theksuar se këta fëmijë që nuk mund të shkonin në shkollë kanë filluar të punonjnë në moshë të re.

Armatosja e fëmijëve

Armatosja dhe rekrutimi i fëmijëve nga forcat e regjimit dhe PKK/PYD-ja në raport vlerësohet si shkelja më e rëndësishme e të drejtave.

“Regjimi sirian po armatos të rinjtë që kanë mbushur moshën 14 vjeçare dhe regjimi që njeh nevojat materiale të familjeve të tyre po e përdorë këtë situatë. Pas humbjeve të regjimit, milicët lokalë të regjimit filluan të shtonin në radhët e tyre prsonat nën moshën 18 vjeçare. Sipas vlerësimeve tona, ka të paktën 349 fëmijë në radhët e milicisë lokale”, thuhet në raport.

Në pjesën e rekomandimeve të raportit, i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për mbrojtjen e fëmijëve si dhe kërkohet heqja e rrethimit të vendosur nga regjimi i Asadit dhe dhënien e ndihmës humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *