Si të shpëtoni telefonin e lagur me ujë?

Ju ka rënë telefoni në ujë? Zbatoni këtë këshillë të thjeshtë dhe ruani pajisjen tuaj të preferuar.

Pasi ta nxirrni telefonin nga uji, duhet ta shkyçni atë nëse ka mbetur ndezur, dhe hiqni baterinë nëse është e mundur.

Merrni një leckë dhe fshijeni mirë telefonin, për të nxjerrë sasinë e tepërt të ujit. Edhe pse e keni fshirë, lagështia ka mbetur brenda në pjesët elektronike të celularit.

Merrni një shportë me kapak, ose një qese të zakonshme me gomë. Mbushini me oriz, vendosni celularin brenda dhe mbyllni mirë.

Orizi do të marrë lagështinë nga telefoni dhe me pak fat telefoni juaj përsëri të punojë. Lini telefonin në oriz për 24 orë, në mënyrë që lagështia të largohet plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *