Si të përgatisim djathë në shtëpi

Ju pëlqen djathi dhe doni ta përgatisni vetë në shtëpi? Më poshtë po iu tregojmë të gjithë hapat që duhet të ndiqni, për të bërë djathë në mënyrë artizanale. Kjo nuk është një recetë, por hapat që duhet t’i njihni dhe t’i ndiqni për këtë zeje të lashtë.

Hapi 1: Filloni me qumësht të freskët, të ngrohtë

Sa më i mirë dhe më i freskët qumështi që përdorni, aq më i shijshëm do të jetë djathi juaj. Është mirë që ta blini qumështin në të njëjtën ditë që do të përgatisni djathin. Ju mund ta merrni qumështin të ngrohtë direkt nga gjiri i lopës apo deles (në rast se keni përshembull fermë qumështi), ose mund ta merrni qumështin nga frigoriferi dhe ta hidhni në një tenxhere të madhe, duke e ngrohur ngadalë mbi sobë.

Hapi 2: Acidifikoni qumështin

Ka shumë mënyra për të bërë djathë, por gjëja e parë që duhet të bëni është të acidifikoni qumështin. Një mënyrë është të hidhni acid (uthull ose acid citrik) drejt e në qumësht për të marrë aciditetin e duhur. Ky proces (i quajtur acidifikim i drejtpërdrejtë) çon në djathra të tillë, si gjizë (rikota) dhe maskarpone. Mënyra të tjera për të acidikuar qumështin janë duke shtuar kultura, apo baktere të gjalla. Duke pasur parasysh kohën, ngrohtësinë dhe mungesën e baktereve konkurrente, këto kultura do të ushqehen me laktozën në qumësht, duke e kthyer atë në acid laktik.

Hapi 3: Shtoni lëndë mpikëse

Mpikësja më e zakonshme është mullëza (farë djathi), emri i një enzime, e cila bën që proteinat në qumësht të lidhen së bashku. Megjithatë, fjala ‘mullëz’ është pak e paqartë. Mullëz mund të thotë një ‘mullëz tradicionale’, e cila vjen nga stomaku i kafshëve. Mund të thotë edhe mullëz ‘bakteresh’ etj. Përdorimi i termit më të përgjithshëm dhe të saktë është ‘mpikës’, të cilin mund ta shtojmë në qumësht dhe të presim derisa të formohet xheli.

Hapi 4: Testoni qëndrueshmërinë e xhelit

Kur i keni dhënë mpikësit kohën e mjaftueshme për të punuar në proteinat e qumështit, qumështi do të transformohet nga lëng në xhel. Ju mund ta provoni nëse xheli është bërë, duke shtypur (me dorë të pastër) mbi sipërfaqen e qumështit.

Hapi 5: Prisni gjizën

Hapi tjetër është prerja e gjizës nga masa e madhe në kube të vegjël ose në copa. Ju mund ta bëni këtë me një harpë djathi, me thikë apo edhe me rrahëse vezësh. Madhësia në të cilën ju e prisni gjizën do të ndikojë në sasinë e lagështisë, që do të ketë djathi juaj në fund. Sa më të vogla copat fillestare, aq më i thatë (dhe do të rrojë më tepër) do të jetë djathi dhe anasjelltas.

Hapi 6: Përzieni, gatuani dhe lani gjizën

Për disa minuta apo edhe orë (në varësi të recetës), ju do të përzieni gjizën në vaskë. Ndoshta, ju do të ndizni nxehtësinë dhe ta gatuani gjizën ndërsa e trazoni. Gjatë kësaj faze, gjëja më e rëndësishme që ndodh është se acidi po vazhdon të zhvillohet brenda gjizës dhe, nga lëvizja e kaurdisjes suaj, gjiza po thahet. Sa më shumë që e gatuani dhe e trazoni, aq më i thatë do të jetë djathi juaj. Larja është procesi i heqjes së një pjese të hirrës nga ena dhe zëvendësimi i tij me ujë. Kjo krijon djathë më të butë, më të ëmbël, më elastik dhe në formë paste.

Hapi 7: Kullojmë gjizën

Më në fund, është koha për të ndarë gjizën nga hirra. Ju mund ta bëni këtë hap pothuajse të fundit, thjesht duke hedhur përmbajtjen e tenxheres në një kullesë në lavaman. Mund të prisni 10 minuta duke e lënë gjizën përtokë dhe pastaj ta shtypni të gjithë gjizën në pjesën e poshtme të tenxheres, para se ta nxirrni nga tenxherja në copa. Në përgjithësi, në këtë pikë të procesit punohet me shpejtësi, sepse është mirë të ruhet nxehtësia e copave të gjizës, duke i inkurajuar ato të formojnë së bashku një rrotë të bukur. Nëse do të presim shumë gjatë, gjiza do të ftohet dhe djathi do të shpërbëhet.

Hapi 8: Kriposja dhe ‘vjetërimi’ i djathit

Pasi copat e gjizës janë ndarë nga hirra, ju mund të shtoni kripë. Ose, mund të lëvizni copat e gjizës në format e tyre përfundimtare dhe ta shtypni djathin në një rrotë përpara se ta kriposni. Nëse djathi është i kripur, i acidifikuar siç duhet dhe ka sasinë e duhur të lagështisë brenda, mund të vjetërohet në diçka më komplekse. Ose mund të hahet menjëherë në të njëjtin moment që është bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *