Si të bëni domate të thara. Një ilaç natyral për sytë, kockat dhe sistemin imunitar!

Tharja e domateve përmes diellit është ekonomike, por procesi mund të jetë i ndërlikuar, sepse ato kanë nevojë për një temperaturë specifike. Nëse i bëni vetë, domatet e thara në diell, kanë plot përfitime shëndetësore.

Një filxhan me domate të thara ka 139 kalori, 8 gram proteina dhe 7 gram fibra. Kjo do të thotë se burrat marrin 14 për qind të dozës se rekomanduar ditore të proteinave dhe 18 për qind të fibrave, ndërsa gratë fitojnë 17 për qind të proteinave dhe 28 për qind të fibrave.

Një filxhan me domate të thara nga dielli ka 39 për qind të sasisë së rekomanduar të përditshme të kaliumit, e cila është thelbësore për tkurrjen e muskujve dhe transmetimin e impulseve nervore.

Një filxhan domate të thara në diell siguron 23 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të vitaminës C dhe 16 për qind të vitaminës A. Vitamina C mbron sistemin imunitar dhe neutralizon radikalet e lira në të gjithë trupin. Vitamina A është thelbësore për shikimin dhe forcon sistemin imunitar.

Antioksidantët brenda këtyre domateve kontribuojnë në shëndetin e zemrës duke reduktuar inflamacionin në enët e gjakut. Ato sigurojnë 6 për qind të konsumit të përditshëm të rekomanduar të kalciumit dhe 25 për qind të magnezit.

Kalciumi është një komponent i njohur i eshtrave, por gjithashtu stimulon tkurrjen e muskujve të zemrës. Magnezi ka rol të kundërt, duke ndihmuar në sigurimin e ritmit normal të zemrës duke ndikuar që muskujt e zemrës të “relaksohen”.

Kalciumi dhe magnezi rregullojnë presionin e gjakut duke koordinuar tkurrjen dhe relaksimin e mureve të enëve të gjakut.

Udhëzime për mënyrën e përgatitjes

Keni menduar ndonjëherë të shijoni domate të thara në kushtet e shtëpisë? Epo tani është momenti. Rekomandohet që domatet të jenë shumë të kuqe, në mënyrë që të thahen ngadalë në diell. Natyrisht, ju mund ti thani domatet edhe nga furra e sobës suaj. Por ku qendron bukuria?

Natyra dhe flladi i saj, mbështillen rreth domateve duke i zvogëluar ato në mënyrë të përkryer duke ruajtur njëkohësisht dhe shijen.

Në fillim merrni disa domate. Sasia varet nga ju. I prisni ato përgjysmë. Sipër do ti shtoni disa erëza. Rekomandohet borzilok ose trumzë. Tani do ti vendosni në diell, të thahen ngadalë për 8-10 orë, rreth 6-7 ditë. Thajini ato derisa të kenë konsistencën e rrushit të thatë. Sipër i shtoni edhe kripë deti. (kripa varet nga sasia e domateve që keni).

Koha e qendrimit në diell varen nga trashësia e domateve, moti etj. Pastaj ruajini domatet në një vakum të mbyllur (kavanoza qelqi), duke i shtuar pak vaj ulliri. Në fund i shijoni!

Origjina e vërtetë e domates së tharë është e paqartë, por dihet se Aztejtë ( e njohur gjithashtu si kultura meksikane) filluan ti hanin këto domate për të ruajtur freskinë e tyre rreth vitit 700 pas Krishtit. Ndërsa italianët i thanin domatet në çatitë e tyre, në stinën e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *