Si e kanë vlerësuar Profetin Muhamed disa nga përsonalitetet më të njohura në histori?

Përgjatë historisë shumë intelektualë jo muslimanë dhe mendimtarë të mëdhenjë janë ndier të mahnitur nga personaliteti i fugurës së Profetit Muhamed dhe biografia e tij. Ata kanë lavdëruar parimet dhe standardet e tij.

Këtu po ju sjellim disa nga këto vlerësime rreth figurës së Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të).

– Lamartine, filozofi, shkrimtari dhe politologu francez ka thënë: “Muhamedi ishte filozofi, oratori, apostulli, ligjvënësi, luftëtari dhe çliruesi i njerëzve nga dëshirat e ulëta. Duke u bazuar në të gjitha standardet njerëzore me të cilat mund të matet një njeri, të gjithë mund të pyesim: a ekziston ndonjë njëri më i madh se Profeti Muhamed?”
– George Bernard Shaw, dramaturgu francez: “Bota ka shumë nevoj për një njeri me mendësinë e Muhamedit. Nëse një njëri i tillë po të merrte drejtimin dhe udhëheqjen e botës moderne, do të arrinte t’i zgjidhte të gjitha problemet e saj dhe do të sillte paqe e lumturi për të gjithë.”
– Michael Hart, autori i librit të famshëm “100 njerëzit më me ndikim në histori” thotë: “Shumë kujt mund t’i duket e çuditshme zgjedhja ime për ta vënë Muhamedin në krye të listë së “100 njerëzve më me ndikim në histori”, por ai është i vetmi njeri në histori, i cili ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm si në aspektin fetar, po ashtu edhe në atë sekular.”
– Mahatma Gandi, lideri i madh indian ka thënë: “Pasi përfundova së lexuari pjesën e dytë të biografisë së Muhamedit, ndieva nevojën që të di më shumë mbi këtë personalitet të madh, i cili pa më të voglin dyshim, arriti të fitojë zemrat e miliona njerëzve.”
– Thomas Carlyle, shkrimtar anglez: “Më pëlqen Muhamedi për sinqeritetin e tij. Ai me fjalë të qarta iu drejtuar perandorit romak dhe mbretit të Persisë duke u kërkuar që të udhëzohen te ajo që ai donte për ta në këtë botë dhe në tjetrën.”
“Nëse do ta matnim madhështinë me ndikimin e të mëdhenjve, do të thoshim se ‘Muhamedi është më i madhi i të mëdhenjve në histori.” – Will Durant, autori i librit “Historia e Civilizimit”
– George Wells, autor anglez, e shikon Profetin Muhamed si “personalitetin më të madh që krijoi një shtet të së drejtës dhe tolerancës.”

– Leo Tolstoy, shkrimtari dhe filozofi i famshëm, besonte se “feja dhe ligjet e sheriatit me të cilat erdhi Muhamedi do të triumfojnë në të gjithë botën, pasi janë në përputhje të plotë me mendjen dhe urtësinë njerëzore.”
– Jean-Louis Michon, orientalisti francez ka thënë se “Islami, i cili ka urdhëruar xhihadin, apo luftën e shenjtë, ka shumë tolerancë ndaj ndjekësve të feve të tjera.
Për shkak të mësimeve të Profetit Muhamed, Omer Ibn Hattabit (Halifit të dytë në Islam) nuk i shkaktoi asnjë dëm komunitetit të krishterë kur mori Jeruzalemin.”
– Gustav Lobon, historiani i njohur francez: “Muhamedi është njeriu më i madh që ka njohur historia e njerëzimit.”
– Will Durant, autori i librit “Historia e Civilizimit” ka thënë: “Nëse do ta matnim madhështinë me ndikimin e të mëdhenjve, do të thoshim se ‘Muhamedi është më i madhi i të mëdhenjve në histori.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *