“Shvercerat” ndalohen në kufi, nuk lejohen ta përcjellin ndeshjen Shqipëri-Izrael

shvercerat-900x445

Grupi i tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi nuk do të kenë mundësi ta përcjellin nga afër ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, e cila zhvillohet sonte në ora 20.45 në stadiumin “Elbasan Arena”. E gjithë kjo, siç mëson gazeta KOHA, nga shkaku se policia kufitare e Shqipërisë nuk i ka lejuar ata të kalojnë kufirin në “Qafa Thanë” , duke mos u dhënë atyre asnjë sqarim se pse është sjellë një vendim i këtillë. “Shvercerat Shkup ndalohen në kufirin ‘Qafa Thane’. Arsyet nuk i  dimë”, kanë shkruar në faqen e tyre grupi I tifozëve nga Shkupi.

“Na thanë se i kanë të gjitha emrat tonë dhe se e kemi të ndaluar të hymë në Shqipëri”, thonë për KOHA disa nga anëtarët e grupit, duke na e dërguar edhe dokumentin e refuzimit të hyrjes në kufi, ndërsa e njëjta ishte firmosur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë.  Omer Bunjaku, lider i “Shvercerave” thotë se sjellja e policisë nuk ka qenë jokorrekte, përveç asaj se asnjëri nga punonjësit kufitar shqiptarë nuk dha arsye se pse u mohohet hyrja në Shqipëri. Mbi 50 anëtarë të grupit të mirënjohur nga Shkupi ishin nisur në mënyrë të organizuar me vetura private për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje. (B.K)

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com