Shpërlarja e gojës me vaj- shëron shumë sëmundje. A e ke ditur ?

Shpërlarja e gojës me vaj- shëron shumë sëmundje.

Pra, kjo metodë ka qenë dhe është Inshall-llah një metodë që përdoret sot edhe kësaj dite në vendet arabe. Por, në botë është bërë e njohur nga mjeku rus Dr.F.Karach në një Kongres të Bakteriologëve dhe Onkologëve.

Nuk do të ndalem të numëroj të gjitha sëmundjet që mund të shërohen në këtë mënyrë pasi se ka shumë sëmundje, por si për fillim vetëm ato kryesoret: Bronhitet, Sinuset , Infektionet gripale, gjithë problemet me shqisat e tjera në kokë,( sy, hundë, shije, aromë, vesh). Ekcemet në lëkurë, sëmundjet e mushkërive, mëlçisë, sëmundjet e përgjithshme te femrat, mundimet e zemrës, kokëdhimbja, sëmundjet nervore, të veshkëve, thrombozat, problemet në aparatin e tretjes, lodhja- rraskapitja, rheuma, koncetrimi i dobët, depresioni, pagjumësia, dhimbjet e dhëmbëve dhe në përgjithësi për përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit ndaj sëmundjeve.

Por, edhe nëse nuk kemi asnjë sëmundje nga të përmendurat atëherë duhet të themi Elhamdulilah All-llahut xh.xh.por atëherë përdoreni se pasojat dotë jenë: forcimi i trupit, rritet Imuniteti i trupit, dhëmbët forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhëmbëve dhe vërehet se pas një kohe të shkurt të përdorimit dhëmbët zbardhohen (edhe vetëm kjo do të mjaftonte).

Mënyra është shumë e thjeshtë: Mirret një lugë ushqimi vaj luledielli ose vaj ulliri, varet çka preferoni dhe mundeni të gjeni. Në fillim është për çdokend pak e rëndë paramendimi se duhet mbajtur vaji në gojë por me kohë largohet ai mundim. E nëse keni problem në fillim ju preferoj marrjen e një luge të kafes me vaj. Më së miri në mëngjes para se të lani dhëmbët dhe para setë hani diçka (në bark të zbrazët) dhe me këtë vaj e shpërlani gojën për 10-15 minuta. Nëse kjo kohë paraqet problem për juve në faljen e namazit të mëngjesit atëherë mundet këte të veproni edhe më vonë p.sh. para ngrënies së drekës apo para darke.

Nëse keni proteza të dhëmbëve ato duhet të hiqen sipas mundësive. Mënyra është sikur gar-gara gjatë abdesit, pra vaji lëvizet në gojë të mbyllur dhe pastaj pështyhet. Atëherë do të vëreni se vaji ka marr një ngjyrë të bardhë apo bëhet sikur qumshti. Aty, po të mirret kjo nën mikroskop gjinden të gjitha bakteriet- shkaktarët e sëmundjeve. Për atë shkak edhe kujdes gjatë hudhjes në vende ku nuk duhet, më së miri është të hudhim këtë në vendet e mbeturinave ose në WC. Pastaj lahen dhëmbët mirë me ujë të vokët, brushë dhe pastë të dhëmbëve se ende aty ka bakterie që kanë mbetur. Nëse edhe me pak vaj nuk mundeni të bëni shpërlarjen e gojës atëherë lani së paku me ujë të pastërt para çdo namazi në kohëzgjatje prej 3 minutave (5×3=15 Minuta). Siç shihet prapseprapë vijmë deri te urdhëri që All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ne abdesin; Namazin pra me të vërtetë vetëm për të mirën tonë. “I Lartësuar qoftë All-llahu xh.sh më i Miri Krijues”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *