Shkupi s’njeh kampion, fiton derbin me Vardarin në Çair

Dy supergolat e Bajramit dhe Stojkoskit i dhanë fitoren Shkupit ndaj Vardarit në derbin e kryeqytetit të zhvilluar në Çair në kuadër të xhiros së 18-të në elitën e futbollit vendor. I pari që ngjalli atmosferën në stadiumin e Çairit ishte Bajrami, i cili në minutën e 63-të shënoi supergol me një goditje të fortë nga jashta zona, ndërsa në të 85-të Stojkoski vulosi gjithçka në këtë derbi për rezultat final 2:0, shkruan SHENJA.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Mendojë që futbollistët e mi e kanë merituar. Unë çdo herë në deklaratat e mia e kam potencuar se ky grup, këta futbollist kanë shumë kualitet. Më vjen mirë që sot morëm këto tri pikë të shumë të vlefshme për ekipin. I urojë futbollistët, i uroj edhe “Shvercerat” , të cilët na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës”, deklaroi Ardian Nuhiu, trajner i FC Shkupit, raporton SHENJA.

“E uroj Shkupin për fitoren. Ishte ndeshje e vështirë me kushte të vështira për të dyja skuadrat. Mendojë që ne ishmi ekipi që nga fillimi kërkuam golin dhe organizuam lojën, ndërsa Shkupi nga 3 rastet e veta shënoi dy gola të bukur dhe mori tri pikë nga kjo përballje”, tha Çedomir Janevski, trajner i FK Vardarit.

“Kishte vite që po pritnim të gëzojmë publikun në Çair. Pavarësisht terrenit të vështirë, por dëshira dhe karrakteri ishte mbi të gjitha. Unë dua të ceki që këtyre shokëve të mi që që për punët të cilat i bëjnë dhe problemet që i kemi pasur ne këtu, duhet çdo njërit prej atyre nga një statujë. I përshëndes dhe ua urojë fitoren”, deklaroi Suat Zendeli, kapiten i FC Shkupit.

Ndërkohë në Tetovë, Shkëndija ka fituar Pelisterin me rezultat 3:0, duke e mbyllur kështu gjysmëstinorin e parë të sezonit me fitore dhe në krye të tabelës, ndërsa Renova u ndal me barazim 1:1 në Prilep nga Pobeda. Në ndeshjet tjera Rabotniçki mposhti Skopjen me rezultat 3:0, përderisa Sileksi triumfoi në transfertë ndaj Akademia Pandevit me shifra minimale 0:1.

Azizi Sahiti /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *