SHBA, 4 viktima nga një agresor i përfshirë në “dhunë në familje”

Katër persona kanë mbetur të vdekur pasi një agresor hapi zjarr në disa vendndodhje në veri të Kalifornisë, përfshi këtu edhe një shkollë fillore. Të shtënat janë nisën në një shtëpi në një komunitet rural në Rancho Tehama, rreth 195 km nga Sakramento.

Policia njofton se agresori është qëlluar për vdekje nga forcat ligjzbatuese, por më herët ai kishte shkaktuar 4 viktima. Sipas zyrtarëve, ngjarja nuk ka sfond terrorist, por është regjistruar si shpërthim i “dhunës në familje”.
Incidenti ka nisur fillimisht në një shtëpi në kantonin Tehama, përpara se të zhvendosej në shkollën fillore të Rancho Tehamës, sipas policisë. Agresori i armatosur duket se ka qëlluar pa dallim objektivat e tij.

Një sherif i kantonit tha se “një numër” studentësh ishin evakuuar nga shkolla për shkak se duhej t’u jepej ndihma e shpejtë. Në rajonin ku ndodhi incidenti banojnë rreth 1.500 persona.

Një nxënës i shkollës fillore ishte qëlluar, ndërsa një tjetër fëmijë kishte marrë goditje në një kamion që kalonte në rrugë, përveç drejtueses së mjetit. Të tre ata janë transportuar menjëherë për trajtim të specializuar mjekësor.
Një armë gjysmëautomatike dhe dy pushkë janë gjetur në njërën prej skenave të krimit.

Agresori nuk është identifikuar ende, por thuhet të jetë përfshirë në një grindje brenda shtëpisë, që ishte raportuar nga fqinjët, përpara se të niste edhe masakra pa dallim.
Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *