Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia prezantuan dokumentin për kërcënimin nga krimi i organizuar

thumbs_b_c_5f325bd4744ffb93e0c7110e25f8fae7

BEOGRAD (AA) – Ministritë e punëve të brendshme të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë prezantuar sot në Beograd dokumentin “Vlerësimi rajonal i kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar”. Ky dokument ka për qëllim që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të krijojë mjedis stabil dhe të sigurtë në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se ky vlerësim do të jetë me dobi të madhe sepse mund të shihet lëvizja e krimit të organizuar në rajon dhe të veprohet në mënyrë parandaluese.

“Të krijojmë mjedis i cili do të jetë garant për investitorët për përhapjen e biznesit në rajonin tonë, sepse nuk ka përparim ekonomik në vendet në të cilat me lehtësi zhvillohet korrupsioni dhe krimi”, tha Stefanoviç në hapjen e konferencës ministrore

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com