Samsung Galaxy S8 do të jetë celulari më i mençur në treg

samsung-galaxy-9_1478464560-3138172

Samsung ka në plan të lansojë një asistent digjital me inteligjencë artificiale së bashku me celularin e ardhshëm S8, ka thënë kompania sot thuhet sipas Reuters.

Lajmi vjen një muaj pasi Samsung njoftoi se është marrë vesh që ta blejë kompaninë për inteligjencë artificiale të quajtur Viv.

Samsung ka në plan që të fusë platformën e inteligjencës artificiale në linjën e celularëve Galaxy, si dhe në pajisje shtëpiake dhe pajisje veshëse, transmeton Gazeta Express.

Inteligjenca Artificiale, një term që përdoret për të përshkruar aftësinë e një makine, kompjuteri apo sistemi për të imituar inteligjencën njerëzore, pritet që gjerësisht të jetë prezent në kompjuterët e së ardhmes.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com