Remzi Hoxha u vra dhe u hodh në det, si agjent i UDB-së?

remzi-hoxha

Rrëmbimin e Remziut e kam mësuar nga fundi i muajt tetor të vitit 1995 nga disa miq të mi që ishin të shqetësuar për fatin e Remziut. Jam interesuar për të mësuar ndonjë gjë për fatin e Remziut, por ka qenë e pamundur, dhe nga ana e disa pjesëtarëve të SHIK –ut,  më është thënë që përse interesohesh për një agjent të UDB-së”, ka treguar për gazetën “Bota sot”, Izet Haxhia.

Kanë kaluar 26 vjet që nga vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro-maqedonas, ndërsa vendndodhja e eshtrave të tij vazhdon të mbetet mister.  Për njëzet e gjashtë vjet me radhë janë hedhur akuza të ndryshme rreth zhdukjes së mistershme të eshtrave të Remzi Hoxhës, e u dërgua në Vain të Lezhës ku vdiq nga torturat.

Madje të dhënat flasin, se për këtë rast ka edhe persona të dënuar. Remzi Hoxha, u rrëmbye nga SHIK-u i Gazidedës, kjo ishte vërtetuar dhe po ashtu kishte pasur seanca gjyqësore.  Izet Haxhia, ish-truproja i ish-Kryeministrit Sali Berishës ka shpjeguar për gazetën “Bota sot”, rrethanat e vdekjes së Remzi Hoxhës por edhe veprimtarinë e Hoxhës, para se të vritej e të zhdukej në mënyrë misterioze.

“Pas viteve 90 kur filloj hapja e Shqipërisë, në vendin tonë filluan të vinin shumë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e emigracionit që e shihnin Shqipërinë si një bazë të sigurt për veprimtarinë e tyre atdhetare të rezistencës ndaj pushtuesit serb. Disa prej tyre erdhën nën petkun e biznesmenëve që të ishin më të lirshëm në veprimtarinë e tyre patriotike një nga këta ishte edhe Remzi Hoxha. Unë kam pasur rastin ta njoh Remziun nëpërmjet disa miqve të përbashkët. Nuk kam ditur për veprimtarinë e tij në kuadër të rezistencës, thjesht e njihja si biznesmen. Pas vitit 92 me ardhjen në pushtet të Berishes, duke besuar edhe në retorikat ”patriotike”, të tij, u shtua edhe veprimtaria e këtyre bërthamave të rezistencës në Shqipëri. Por, në të njëjtën kohë edhe shërbimi sekret i Berishës nën drejtimin e Gazidedes, filloi survejimin dhe ndjekjen e persekutimin e këtyre patriotëve shqiptarë”, tregon Haxhia./BotaSot/

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com