Receta për problemet me aparatin e frymëmarrjes

Shumë njerëz vuajnë nga çrregullimet e aparatit të frymëmarrjes, ndër të cilat më të zakonshmet janë astma, bronkiti dhe lloje të ndryshme të kollës. Gjithashtu, llojet e ndryshme të infeksioneve, alergjitë apo pirja e duhanit mund të jenë shkaku i çrregullimeve të ndryshme në mushkëri.

Kjo recetë me qepë të kuqe, mjaltë e limon është veçanërisht e dobishme për sëmundjet që lidhen me mushkëritë, si dhe dy llojet e astmave: bronkiale dhe kardiake.

Përbërësit:

½ kg qepë të kuqe/lejla

½ kg sheqer

2 limona

1.5 l ujë

7 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Hidhni sheqerin në një tenxhere dhe ngroheni në temperaturë të moderuar, derisa të marrë ngjyrë të kuqe. Më pas shtoni qepët e grira në feta, skuqini pak dhe shtoni ujin. Ziejeni në një temperaturë të moderuar derisa të avullojë 1/3 e ujit. Lëreni të ftohet pak dhe pastaj shtoni mjaltin dhe lëngun e dy limonëve të shtrydhur dhe përziejini mirë. Së fundi, lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës dhe hidheni në një shishe qelqi.

Konsumimi: Hani një lugë gjelle para çdo vakti, derisa medikamenti të mbarojë. Ripërsëriteni recetën derisa mushkëritë të përmirësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *