Receta/Mish qengji me pistil në tavë dheu

Kuzhinieri, Naim Bashmiri nga Elbasani për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një recetë tradicionale nga kjo zonë.

Përbërësit:
4 kokrra qepë
Vaj ulliri
Pistil
4 copa mish qengji të zierë paraprakisht
Pak oriz
Rigon
Piper
Kripë

Përgatitja:
Fillimisht grimë qepët, vajin e ullirit e hedhim në tigan, bashkë me qepët dhe i lëmë të skuqen.

Derisa qepa bëhet gati, presim pistilin në kubik të vegjël. Dhe se bashku me bulonin( lëngun) që kemi marrë nga mishi, I hedhim në një tigan tjetër së bashku me pistilin derisa të shkrihet pistili I kumbullës.

Pasi qepët të jenë gati dhe pistil I shkrirë I bashkojmë në një enë së bashku me mishin dhe hedhim kripën, biberin e zi, rigonin.

Orizin e hedhim në fundin e tavës së dheut për të thithur disa lëngje, kjo sipas kuzhinierit, Naim Bashmili, sidomos kur gatuajmë në tavë dheu, thotë ai.

Pasi i hedhim të gjitha përbërësit në tavë e fusim në furrë për 30 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *