Rasti “Almiri”, avokatët dyshojnë në punën e Prokurorisë (VIDEO)

Familjarët e vogëlushit katër vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu hedhin dyshime mbi prokuroren e lëndës Suzana Kusigerska e cila sipas tyre po tenton të ndryshojë aktakuzën në favor të të akuzuarit Boban Iliç. Babai i të ndjerit Almir Aliu, Sedat Aliu shprehet se prokurorja në fjalë po tenton nga viktimë ta paraqes si dhunues. Ata shprehin shqetësim edhe për atë se në aktakuzë askund nuk përmendet vëllai i Boban Iliçit i cili me shufër hekuri ka sulmuar përfaqësues të familjes Aliu.

Edhe e kam humb djalin dhe jam I akuzuar për dhunë , ndërsa qartë shihet në video kur na kanë lëshuar atë video, shihet që vëllai I tij Bojan Iliç ka dal nga vetura pasi na ka shkelur menjë shufër metali duke na rrahur mua vëllain dhe nipin, të gjithëve që kemi qenë aty prezent , policia të njëjtin e ka lëshuar. Ndërsa prokurorja Suzana Kusigerska sipas ne, me tërheqjen e lëndës është vënë në mbrojtje të Bojan Iliçit- tha Sedat Aliu, babai i të ndjerit.

Nuk jemi të kënaqur nga ana e gjykatës shkaku se prokuroria është duke e kryer rolin e avokates se sa të prokurores dhe kjo çështje të mos jetë e politizuar pot të shikohet drejtësia dhe drejtësia të dale deri në fund- tha Nijazi Aliu, familjar.

Edhe pala mbrojtëse e familjes Aliu akuzon prokuroren e lëndës për punë jo-profesionale dhe dënojnë ashpër tentimin e saj për rikualifikim të veprës. Avokatët kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e katërvjeçarit Almir Aliu.

Gjykata të merr vendimin për veprën penale që është evidente që nga fillimi dhe që kualifikohet vrasje dhe tentim për vrasje për nënën dhe babain e tanimë të ndjerit Almir Aliu- deklaroi avokati Asmir Ali Spahiç.

Lëshimet procedurale që janë bërë nga an e prokurorisë edhe nga an e gjykatës, mendojmë se janë me qëllim që të ndikojnë në verdiktin final, apo vendimin gjyqësor- deklaroi avokat tjetër Ibrahim Bajrami.

Me 15 nëntor në Gjykatën e Kumanovës, palët do të kenë edhe fjalët përfundimtare. Avokatët e palës së dëmtuar dyshojnë se i akuzuari kryesor për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nuk do të merr dënimin e merituar pasi që gjatë procesit gjyqësor nuk janë pranuar dëshmi relevante që tregojnë se Boban Iliç ka kryer vrasjen me paramendim. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të Almirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *