Qofte me thjerrëza

Kishit menduar ndonjëherë të kombinonit një ushqim të tillë si qoftet me thjerrëzat? Epo ne sot po ju sjellim recetën për të gjitha amvisat e revistës Shije. Ju bëftë mirë!

Përbërësit

200 gr thjerrëza të kuqe
200 gr grurë (i qëruar)
1 kokërr qepë (e grirë imët)
1 lugë koncentrat domatesh
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël spec i kuq
1 lugë e vogël kumin pluhur
1 tufë majdanoz (i grirë)
6 copë qepë e njomë (të grira)

Përgatitja

Lani mirë thjerrëzat dhe ziejini me ujë (4-fishi i sasisë së thjerrëzave), për rreth 20 minuta, ose deri kur të zbuten.
Pak para zierjes shtoni grurin dhe ziejini akoma për 2 minuta.
Fikni zjarrin dhe lërini të pushojnë për disa minuta dhe më pas hiqni ujin e tepërt.
Në një tigan shtoni vajin e ullirit dhe skuqni qepën me koncentratin e domateve. Shtoni ingredientët e tjerë (me përjashtim të gjethes së sallatës jeshile), përziejini mirë dhe lërini të ftohen.
Formoni qoftet me thjerrëzat, grurin dhe përbërësit e tjerë dhe servirini në pjatë me gjethet jeshile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *