Qeveria bullgare dha dorëheqje

qeveria_e_bullgarise

Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot deri te Kuvendi popullor i Bullgarisë dha dorëheqje të Qeverisë së tij, kumtoi pres-shërbimi i Kabinetit qeveritar bullgar.

Në letrën me dorëheqje Borisov përmed se Qeveria do të vazhdojë  t’i kryejë funksionet e saj deri në zgjedhjen e Këshillit të ri ministror dhe se do të sigurojë “vazhdimësi në menaxhimin me vendin”.

Dorëheqjen e Qeverisë së tij Borisov e paralajmëroi prej mbrëmë  pas fitores së kandidatit të pavarur për president të Bullgarisë, të përkrahur nga Partia socialiste bullgare (PSB), Rumen Radev në zgjedhjet presidenciale.

Borisov deklaroi se në Bullgari “ka situatë të re politike” dhe se është e dukshme se është krijuar shumicë e re, e cila do të duhet të formojë qeveri të re.

Borisov u angazhua edhe për konvokim të kuvendit të madh popullor, institucion i specializuar ligjdhënës në Bullgari, i cili ka përbërje të zgjeruar në krahasim me Kuvendin e rregullt popullor dhe ka të drejta ekskluzive të vendosë për një pjesë të caktuar të çështjeve, duke përfshirë edhe për ndryshim të Kushtetutës.

Ai vlerësoi se është bërë e “qartë se diçka nuk është në rregull me klasën politike aktuale dhe me mënyrën aktuale të menaxhimit”.

“Shumë njerëz ndjehen të pakënaqur…dhe e qartë është se mbi 3,5 milion bullgarë duan ndryshime”, deklaroi Borisov, duke u angazhuar mes të tjerash edhe për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Parlamentin bullgar.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com