Pse Ratko Mlladiç u bë kaq mizor? Pasi vajza e tij kreu vetëvrasje…

Ana, një nga studentet më të mira të mjekësisë ishte vajza e preferuar dhe më e dashur e babait të saj Ratko Mlladiç. Më datë 24 mars 1994, Ana mori pistoletën e babait dhe kreu vetëvrasje në një shtëpi familjare. Kjo ishte një ngjarje e rëndë që la gjurmë te Ratko Mlladiç. Ana ishte studente e shkëlqyer në mjekësi dhe ishte krenare për babanë e saj për rolin e tij në ushtri. Madje, Ana e kishte vizituar babanë edhe në fushën e betejës, por më datë 24 mars 1994, vajza e preferuar e Ratko Mlladiç kreu vetëvrasjen.

Ajo ishte vetëm 23 vjeçe. Duket se vetëvrasja e saj ka ndodhur nën presion të lartë, kjo pasi i dashuri i kishte thënë të hiqte dorë nga babai vrasës serial. Dragan, mjek i ri i kishte thënë Anës se do të martohej me të, vetëm në rast se babai i saj heq dorë nga lufta e përgjakshme që ishte duke ndodhur në Bosnjë dhe që drejtohej nga babai i saj.

Dragan mësohet se nuk e kishte pëlqyer aspak Mlladiçin. Po Dragan, që të shpëtonte nga Ratko Mlladiç kishte shkuar në betejë në Bosnjë, ku dhe u vra. Ana mësohet se ka mësuar për këtë gjë dhe nuk ka mundur të përballojë dot dhimbjen.

Por Mlladiç nuk ka pranuar versionin zyrtar të dhënë nga mediat. Ai ka thënë se Ana nuk ka kryer vetëvrasje, por se dikush ka gjasa e ka vrarë atë, duke aluduar se vrasja e bijës së tij mund të jetë bërë nga qarqet mafioze të Beogradit. Ishte vrasja e vajzës së Ratko Mlladiçit që do ta bënte atë një vrasës të pamëshirshëm, për shkak se te ai zinte ndjenja e hakmarrjes.

Ai nuk donte as hetim për vdekjen e saj dhe e përqafoi edhe në varr. Zemra e Ratko Mlladiç nuk është prekur edhe pse ai ka kryer vrasje masive, por ndër të vetmet raste kur u prek zemra e “kasapit të Ballkanit” ka qenë kur i vdiq vajza. Pak më shumë se një vit nga vdekja e Anës, ai urdhëroi vrasjen e më tepër se tetë mijë myslimanëve në Srebrenicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *