Protesta në Gaza, pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, siç edhe ishte paralajmëruar ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, tha Trump nga dhoma e pritjes diplomatike të Shtëpisë së Bardhë.

“Pas më shumë se dy dekadave heqje dorë, ne nuk jemi më pranë një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore midis Izraelit dhe palestinezëve”, ka thënë më tej, ndër tjerash presidenti amerikan.

Pas këtij vendimi, ishte paralajmëruar se ai edhe do ta filloj lëvizjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë filluar protestat në Gaza. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *