Prokuroria: Mbledhim prova dhe analizojmë kamerat për rastin e vrasjes së Ismet Kokës

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka njoftuar se po punon për të zbuluar autorët e vrasjes së Ismet Kokës dhe plagosjes së Qemal Lusjanit, gjatë incidentit që ndodhi të premten në Çair shkruan Shenja, transmeton Gazeta Express.

“Një prokuror kompetent nga Prokuroria Publike – Shkup ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të zbulimit të kryerësit dhe motivit për sulmin. Kamerat që gjenden në afërsi të vendit të vrasjes do t’i nënshtrohen analizave. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i dorëzohet autopsisë”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë.

Në të njëjtën kohë, janë lëshuar disa urdhra për ekspertizën e fishekëve, rrobave, gjurmëve të gjakut dhe objekteve të tjera të gjetura në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *