Prokuroria e Kosovës duhet menjëherë të ngritë aktakuzë ndaj Priftit Don Shan Zefit

Deklarata e Priftit Don Shan Zefit se Millosheviqi është dashur të i lë të gjallë vetëm 150 mijë shqiptarë është deklaratë kundër muslimanëve shqiptarë. Kjo deklaratë tejkalon çdo kufi dhe normë të bashkëjetesës ndërfetare.

Ai madje i cilëson vëllezër serbët, malazezët, maqedonasit dhe grekët dhe i fton që të luftojnë kundër turqve( shqiptarëve).
Kërkojmë nga Prokuroria e Kosovës që menjeherë të merr masat e nevojshme kundër Priftit.

Kjo deklaratë e tij cenon rendin kushtetues dhe ligjor, cenon bashkëjetesën ndërfetare dhe bie ndesh drejtëpërdrejtë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës për mosdurim racor, fetar dhe kombëtar.
Edhe më herët kemi pasë deklarata të njejta nga kolegu i tij Don Anton Kçira, i cili kishte ” kritikuar” Millosheviqin pse nuk i ka vra 2 milion qen shqiptarë musliman.
Don Anton Kçira jo vetëm që nuk u akuzua, por u mirëprit në Kosovë nga disa parti politike si AAK-ja.
Një tjetër kolegë i tij Don Izidor Llukiq, që jap mësim në shkollën “Don Bosko” në Prishtinë kishte ledhatuar dhe përqafuar nxënëset, vepër kjo që njihet si ” pedofilizëm” .Por edhe ky Prift u amnistua nga shteti dhe u mbrojt nga Ipeshkvia e Kosovës.

Mos të harrojmë se sot shumë hoxhallarë janë duke u akuzuar padrejtësisht nga Prokuroria e Kosovës.
Për disa deklarata të Hoxhallarëve patën reaguar edhe deputet edhe ministra.
Partitë politike PDK, LDK, VV dhe AAK, kishin shkuar të zyrën e BIK-ut dhe kishin kërkuar shkarkimin e një Hoxhe , vetëm e vetëm pse femrat e pandershme i kishte quajtur ” kurva”.

Këto parti ishin përfaqësuar nga deputetët dhe shefat e grupeve parlamentare :
Halit Krasniqi, Teuta Sahatqija, Glauk Konjufca, Donika Kadaj dhe të tjerë.

Unë si Kryetar i FJALËS, kërkoj që drejtësia të zbatohet ndaj gjithë qytetarëve njësoj pa dallim feje apo kombi.
Deri me tani vetëm muslimanët janë duke u përsekutuar dhe dënuar. Edhe pse muslimanët janë mbi 95% në këtë vend, ata janë objekt i përsekutimit dhe burgosjes.

Gëzim Kelmendi

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *