PROFIL: Burhan Seferi, një shqiptar pas hekurave maqedonas

Nga Mensur Krasniqi

“Sopoti”, “Monstra”, “Kumanova”…po përse të mos jetë dhe Burhan Seferi?

32-vjeçari nga Shkupi që prej muajsh po qëndron prapa hekurave të burgut të Shtipit, 100 km qytetit të tij, është ndër “viktimat” e aksionit të pretenduar ai antiterrorist të ashtëquajtur “Celular”. E veçanta e tij është ka shkuar e është dorëzuar vetë, jo se e ka ndjerë veten të fajshëm, porse siç thonë të afërmit e tij e ka bërë në mënyrë që t’i shmanget kurthit që ia kishte përgatitur shteti maqedonas për ta dënuar ashpërsisht për mosprezencë.

Ironikisht, ai ka dhe një të veçantë tjetër: si i arrestuar për terrorizëm ai nuk ka mjekër të gjatë. Sepse dihet tashmë lidhja e krijuar në laboatorët mediatikë mes mjekrës dhe terrorit, pavarërisht se jo të gjithë mjekërmbajtësit u shenjohet terrori si zeje jete.

Pas dorëzimit të tij, gjykata Seferit i ka dhënë mundësinë e kompromisit që të zgjedh në mes ujdisë që të pranojë fajin dhe ta kalojë me një dënim më të lehtë, ose të gjykohet më rëndë në rast se refuzon ujdinë. Dhe jorastësisht si “shpërblim” nga shteti për pranimin e fajit, në vend që të vuajë burgun mbi 5 vite e më lart si të dënuarit tjerë, ai është i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *