Pite me limon, thjesht të mrekullueshme!

Shtoni në listën e përbërësve të piteve edhe limon dhe do të provoni thjesht një shije të mrekullueshme.

Të thjeshta dhe për më tepër përgatitja e tyre ju merr vetëm pak kohë.

Përbërësit:

2 limonë
2 vezë
2 ¼ gota qumësht
1 lugë gjelle vanilje
3 gota miell
¼ filxhan çaji sheqer
2 lugë çaji pluhur pjekje
1/4 lugë çaji kripë
1/4 filxhan çaji gjalpë

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e limonit dhe hidheni në një enë sëbashku me qumështin. Shtoni në të edhe vaniljen dhe lërini mënjanë për 5 minuta.
Kombinoni sëbashku miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, lëkurën e grirë të një gjysmë limoni, kripën dhe transferojeni masën në përzierjen me qumësht.

Shtoni më pas edhe vezët, gjalpin e shkrirë dhe përziejini mirë. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë homogjene.
Vendosni një tigan me vaj ose gjalpë në zjarr dhe hidhni ¼ filxhan çaji nga brumi. Ndiqni të njëjtin proces derisa të mbarojë i gjithë brumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *