Përloti Shqiptarët me pamjet e skamjes, të sëmurit me kancer i ndodh mrekullia (VIDEO)

E gjithë Shqipëria u përlot nga rasti shumë i dhimbshëm i kryefamiljarit Zef Tuci, i cili jetonte në kushte shumë të vështira në Rrëshen dhe më e keqja, vuante nga sëmundja e kancerit.

Në një familje prej pesë vetash, Zefi vazhdonte të mbijetonte me shumë vështirësi i zhytyr në skamje dhe sëmundje, duke e shtyrë muajin me vetëm 140 mijë lekë të vjetra.

Vetëm dy ditë më parë fondacioni Fundjavë Ndryshe së bashku me emisionin investigativ Stop i erdhën në ndihmë kësaj familjeje me ushqime dhe orendi shtëpiake, si dhe një shumë parash duke i premtuar se do ta shëronin në një spital privat.

Sot ata e kanë mbajtur fjalën e tyre dhe e kanë marrë Zefin me vete për t’i falur një rreze shprese.

Së bashku me Spitalin Amerikan, Zefi u nis drejt Tiranës nga Rrësheni pasditen e sotme, për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësor të nevojshëm për sëmundjen e tij.

Jo vetëm kaq, por ndërkohë në Rrëshen ka nisur që sot ndërtimi i shtëpisë së re për Zefin dhe familjarët e tij.

Duket se më në fund Zefi do të ketë një shpresë për të mbijetuar dhe marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *