Përleshje me armë mes tre personave në Vushtrri, njëri në gjendje të rëndë

do-not-cross-crime

Tre meshkuj të dyshuar nga Vushtrria janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje duke përdorur armë zjarri , thika dhe mjete të forta, thuhet në raportin e Policisë.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe dy thika.

Të dyshuarit, si pasojë e lëndimeve janë dërguar në QKUK. Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe vazhdon tretmanin, ndërsa dy të tjerët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com