Përfundon drama në Prishtinë, vendoset flamuri i Kosovës te “Rrethi”

Në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtarë dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës. Forca të mëdha policore kanë lokalizuar vendin tek rrethi në hyrje të Prishtinës ku është i vendosur flamuri kombëtar, në përpjekje për të ndalur qytetarët që kundërshtojnë heqjen e flamurit.

Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër. Flamuri është vendosur nga zjarrfikësit pas një pritje të gjatë, pasi ishte vjedhur flamuri që ishte dërguar më parë dhe është dashur të pritet deri sa të sjellët një flamur tjetër. Qytetarët e pranishëm bërtisnin “marre – marre”. /botasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *