Pasta me djath dhe spinaq

1
qepë të vogël
2
copa të hudhrës
1 lugë të madhë
vaj ulliri
500 ml
domate në konserve
½ lugë e vogel
origano
Fara të piperit të kuq (opsionale)
½ lugë e vogël
kripë
Piper sipas shijes
2 lugë të mëdha
pure domatesh
50 g
krem djathi
¼ e gotës
parmezan i grirë
120 gr
spinaq i freskët

Së pari bëhet zihen pastat në një tenxhere të madhe në temperaturë të lartë për 7-10 min.
Përderisa prisni për pastat të zihen, prisni qepën dhe grieni hudhrën. Fërgoni së bashku në nje tigan të madh me vajin e ullirit në temperaturë të mesme deri sa të zbuten përafërsisht 5 minuta.
Shtoni konservën e domateve me lëngun e domateve në të, shtoni origanon , farat e piperit të kuq, piperin e zi dhe kripën me qepën dhe hudhrën.
Përzieni masën dhe shtoni puren e domateve dhe gjysmë gotë ujë në tigan dhe përzieni deri sa e gjitha të bëhet një masë.
Zvogëloni nxehtësinë, pastaj preni në copa të vogla krem djathin dhe shtoni atë në tigan me pjesën tjetër. Përdorni një lugë për të përzier copat e krem djathit në përzierje deri sa djathi të jetë shkrier .
Shtoni gjysmën e parmesanit dhe përzieni deri sa të shkrihet, dhe pastaj mund të shtoni edhe pjesën tjetër të parmezanit.
Shtoni spinacin e fresket dhe ngadalë përzieni në sos për 3-5 minuta. Shtoni pastën dhe fërgojeni deri sa sosi të jetë zier me pasta dhe pastat të jenë të mbuluara me sos. Shijojeni dhe shtoni krip apo piper sipas deshirës. Servojeni të ngrohtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *