Parlamenti ukrainas si ring boksi, sërish “kërcasin” grushtet ndërmjet deputetëve (VIDEO)

Në Ukrainë, gjatë një seance plenare në Parlament, Oleh Lyashko, lideri i partisë radikale, është konfliktuar me deputetin të ulur në krah të tij, Yuriy Boyko, se është në kontakt me rusët. Boyko, ama nuk e ka kapërdirë situatën e krijuar nga kolegu, aq sa është ngritur dhe ka nisur të shtyjë dhe më pas ta godasë dhunshëm me grusht në fytyrë.

Grindja menjëherë shuar me ndërhyrjen e kolegëve të tjerë dhe debati në Parlament mundi të vazhdojë, edhe pse atmosfera mes dy “shokëve të bankës”, ka qenë shumë e tensionuar.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com