Nxënëset serbe shesin trupin për një palë xhinse

1_0209

Varfëria ekstreme dhe papunësia në jug të Serbisë, po i detyron vajzat adoleshente t’i drejtohen mënyrave të tjera për të fituar të holla.

P. F. nga Vranja, thotë ishte një ndër ato vajza të cilat bënin seks për të fituar para, por që me ndihmen e prindërve dhe të afërmve, ka arritur të dalë nga ferri i prostitucionit dhe se aktualisht ajo është duke u trajnuar për varësinë ndaj drogës.

Ajo tregon se si shoqet e saj të shkollës i treguan për këtë rrugë.

“Më panë që kisha veshur xhinse të arnuara. Ato dinin gjithçka për mua dhe më joshën”, thotë P.F., e cila tregon se shoqet më pas e kishin dërguar me taksi në Preshevë, ku dhe pati kryer marrëdhënie me një të ri shqiptar, i cili e pagoi me 30 euro dhe një palë xhinse të reja, gjë e cila e kishte bërë të lumtur.

P.F. tregon se ka edhe shumë vajza të tjera të cilat përpiqen të fitojnë para në këtë mënyrë. Ato zakonisht mblidhen në një shtëpi që askush nuk e di, drogohen dhe më pas askush nuk e di kush hyn dhe del nga ajo shtëpi.

Kanë qenë mësesit e tyre ata që janë bërë shkak për hetime nga policia, pasi i kanë thirrur prindërit e vajzave dhe i kanë lajmëruar se ato nuk kanë qenë për javë të tëra në shkollë, transmeton “Kurir”.

Burimet policore deklarojnë se ka shumë prostituta të mitura në shumë qytete të vendit, por më shumë në Vranje, pasi ky është një qytet që lidh Kosovën, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com