Një trileçe nga duart tuaja!

Kjo ëmbëlsirë mjaft e dashur nga ju, mendohet se e ka origjinën nga Amerika Latine. “Trec leches” do të thotë tri lloje qumështi.

Përbërësit për pandispanjën

6 vezë
200 gram miell
200 gram sheqer
pak vanilje pluhur

Përbërësit për kremin

300 gram qumësht
300 gram pana të freskët
300 gram qumësht i kondesuar
pak karamel
Përgatitja:

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe llojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik. masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë ti rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza.

I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e të kenë formuar një masë homogjene. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-30 minuta.

Pasi është pjekur pandispanja e lemë të ohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet. Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën. Vendosim sipër pandispanjën.

Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrirë). Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë. Më pas e presim në copa katrore të vogla dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *