Nikotina ndryshon strukturën e trurit!

Nikotina nga cigaret krijon varësi si drogë, sepse ndryshimet kimike ndodhin në tru të duhanpirësve, të ngjashëm me ato të trurit të shkaktuara nga kokaina, heroina dhe drogat tjera. Sipas shkencëtarëve të Institutit Amerikan për Luftën kundër Varësisë, ato bazohen në një hulumtim të kryer tek truri i njerëzve.

– Çdo qelizë në tru është një makinë që prodhon një peptid, i cili mund të quhet receptor. Ato mundësojnë komunikimin ndërmjet qelizave dhe shprehin ndjeshmërinë e trurit tek droga. E njëjta gjë vlen për receptorët e duhanpirësve, tha një anëtar i ekipit hulumtues, Dr. Roy Weise, i shqetësuar në lidhje me ndryshimet afatgjata që sjell nikotina.

Studimi përfshinte duhanpirësit që braktisnin cigaret shumë vite para vdekjes së tyre, por truri i tyre nuk u shërua nga efektet e nikotinës. Këto rezultate tregojnë se varësia e duhanpirjes ndaj nikotinës shkakton ndryshime strukturore në tru që zgjasin me vite, madje edhe kur e lini duhanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *