Në Kumanovë s’u luftua për tendera, por për shqiptarët e Maqedonisë

kumanova-1

AJSHE NEZAJ, New York

Sa e padrejtë dhe frikacake është udhëheqja e shtetit të Kosovës!��1. Në kohën kur shteti dhe kleri ortodoks i Serbisë armike me retorikën e saj të vazhdueshme kundër Kosovës po bënë çmos që ajo të mos ekzistoj si shtet, udhëheqja e Kosovës pa vizion për një të ardhme të sigurt, me një komoditet naiv nuk po bënë as hapin më të vogël për të krijuar mekanizma të saj mbrojtës, dhe jo vetëm kaq, por kjo Qeveri e jona në njëfarë mënyre vazhdimisht po e dëmton dhe zvogëlon dita e ditës potencialin tonë mbrojtës, siç janë veteranët e luftës. Krejt qëllimisht po duket se u bë edhe me fryrjen e listave të veteranëve, në mënyrë që i tërë ky proces të dështoj dhe në fund fare të mbetën pa pensione edhe ata veteranë të vërtetë të luftës, të cilët përtej nevojës për shpagim moral dhe nderim, kanë nevojë materiale për të ekzistuar (shumë nga ta jetojnë në varfëri të thellë). Ne si Kosovë, shtet i ri dhe pa ushtri tonën, të vetmen shpresë për mbrojtje të përhershme duhet ta kemi tek luftëtarët tanë të kalitur në tri luftërat tona çlirimtare, të gjithë të tjerët na mbrojnë përkohësisht në pajtim me kohëzgjatjen e interesave tyre. ��2. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti seancë të veçantë për lirimin e oficerit të lartë të Policisë së Kosovës, i cili të paktën siç e pohoj kryeministri i vendit, kishte udhëtuar në Serbi për qëllime private, pavarësisht kësaj, shteti ka për obligim të interesohet dhe ti mbroj qytetarët e vet (dhe mirë ka vepruar kuvendi edhe pse rezultat nuk pritet, të paktën jo nga ky veprim), por asnjëherë të veproj në disa raste si nënë e në disa raste tjera si njerkë.��3. As edhe njëherë të vetme shteti i Kosovës nuk reagoj për rastin Kumanova, shtet frikacak, është tradhti ndaj historisë dhe paraardhësve tanë qe ne sot të ndihemi inferior ndaj një shteti artificial siç është Maqedonia, pa traditë, pa histori, pa asgjë. Ata djem që po mbahen në burgjet sllave në Maqedoni, po keqtrajtohen në mënyrë sistematike, si ka mundësi që as Kuvendi, as Qeveria, as Presidenti, madje as Avokati i Popullit e as KMLDNJ e famshme e Kosovës. Familjet e tyre vazhdimisht kanë shpenzime të mëdha, me qindra kilometra bëjnë rrugë për ti vizituar, paguajnë avokat e plotë tjera shpenzime, a as në këtë pikë s’mund t’iu dal ndihmë shteti i vet? vërtetë s’di pse duhet të krenohet shtetasi i Kosovës, a s’mundet shteti i tyre të kërkoj të paktën trajtim të dinjitetshëm e njerëzor? Ata djem janë krenaria jonë kombëtare, ata nuk u vërsulen pas tenderëve, por luftuan për shqiptarët në Maqedoni, për nderin kombëtar, dhe kundër padrejtësive e kundër pushtimit sllav, dhe meritojnë respekt e mbështetje pa kushte. Ne do të qëndrojmë përherë fuqishëm pran tyre dhe s’do të lejmë gurë pa lëvizur për lirimin e tyre, por njëkohësisht kërkojmë nga shteti i Kosovës që të mos vazhdoj me heshtje, të mos mohoj edhe më t‘bijtë e vet luanë. /Lajm

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com