Ndeshja “Shkupi”-“Pelister” përfundon me përleshje fizike

Ka përfunduar me përleshje fizike ndeshja mes ekipit të “Shkupit” dhe “Pelisterit” në sallën sportive “Shaban Trstena” në Çair.

Incidenti filloi pasi nga tribunat e tifozëve ku qëndronin “Shvercerat” në ulëset e lojtarëve të “Pelisterit” është hedhur një mjet piroteknikë ndërkohë pas kësaj drejt “Shvercerave” lojtarët hodhën një shishe me ujë.

Pas kësaj situata u përshkallëzua dhe erdhi deri tek përleshja fizike. Si pasojë u lënduan disa lojtarë të “Pelisterit”. Për momentin punohet për sqarimin më të detajshëm të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *