Musa Xhaferi kthehet në Qeveri, ja cilën ministri do ta drejtojë!?

Ish zëvendës/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi pritet të kthehet në post ministror në rikonstruimin e parë të Qeverisë Zaev, që është paralajmëruar në muajin e ardhshëm, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. Sipas tyre, Xhaferi tani nuk do të kthehet në post të zëvendës kryeministrit ku ka qenë më herët, por me gjasë në ndonjë post ministror.

Gjasat më të mëdha janë të marrë postin e ministrit të ekonomisë, që aktualisht e mban Kreshnik Bekteshi poashtu nga dega e Kërçovës, por nuk përjashtohet mundësia të udhëheqë edhe ministrinë e arsimit, në rast se BDI në ndonjë rokadë eventuale merr këtë dikaster.

Në kreun e BDI-së nuk ka ndonjë disponim të madh pozitiv për rikthimin e Xhaferit në ekzekutiv, mirëpo raportet e afërta që ai ka me kryetarin e partisë Ali Ahmeti, e bëjnë favorit pa pasur nevojë të ketë ndonjë përkrahje të gjerë partiake.

Musa Xhaferi u dorëhoq në fillim të vitit 2016, bashkë me të gjithë ministrat dhe zv/ministrat e atëhershëm të BDI-së, kurse si shkak përmendej paraqitja e disa incizimeve në opinion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *