Mladiqi shau me nënë gjykatësit në Hagë gjatë seancës gjyqësore kur pritej t’i shqiptohej dënimi (VIDEO)

Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiq, për krime kundër civilëve në Bosnjë. Verdikti ku ai shpallet fajtor është shqiptuar pa praninë e tij, pasi gjenerali ka reaguar me arrogancë kur nuk i është dhënë pauza, e cila është kërkuar për shkak të shtypjes së lartë të gjakut.

Mlladiqi gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.

“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiqi, raportojnë mediet serbe.

Reagimi ishte deri në atë masë sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua… nënën tuaj, kriminelë”, ka vazhduar duke bërtitur Mlladiqi, derisa është nxjerrë nga salla, nga dy policë.

Video:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *