Mike Tyson zbulon se a do të rikthehet Fury

Legjenda e boksit, Mike Tyson i ka dërguar Tyson Fury një video – mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur për parashikimin e një ndeshjeje të mundshme mes tij dhe Fury dhe e ka inkurajuar atë që të ketë më shumë besim në vetvete.

Më parë këtë javë në një pyetje në Twitter rreth duelit të mundshëm mes Fury dhe Tyson, Fury u përgjigj “Mike KO1”, që do të thotë fitore e Tyson që në raudin e parë, shkruan GazetaBlicDhe që nga përgjigja e tij,

Tyson ka reaguar, duke inkurajuar Fury-n që të ketë më shumë besim vetja dhe zbuloi se ai është duke pritur kthimin e tij në boks.

‘Hej Tyson Fury kam dëgjuar që ju thoni që unë do të mposht ty nëse unë dhe ti do të luftonim,’ tha Tyson.‘Duhet të kesh më shumë besim tek vetja. Çdo gjë mund të ndodhë në një meç – ju keni parë Buster Douglas që më ka rrëzuar, çdo gjë mund të ndodhë, ju duhet të keni më shumë besim tek vetja.“Unë mezi po pres që të shoh rikthimin tënd”, tha Mike Tyson

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *